Haradinaj kritikon Kurtin: Sjellja e veprimet e tij, të gabuara

Aktuale

Haradinaj kritikon Kurtin: Sjellja e veprimet e tij, të gabuara

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë të dhënë për televizionin publik ka thënë në mënyrë simbolike se Kosovë është një anije që Kurti dëshiron ta përplasë, pas presionit amerikan me rastin e ndalimit të dinarit.

“Kosova është një Titanik, një anije e madhe, por që kryeministri Kurti me vetëdije po dëshiron ta përplasë me një shkëmb të madh, pra me Amerikën. Do të ishte tragjike për ne, sjellja e veprimet e tij janë gabim, do të varet nga ne të tjerët se a do ta lejojmë”, ka thënë Haradinaj në “Info Plus”.

Ai ka thënë se pret që edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken të ketë qëndrime të njëjta si të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, rreth rregullores së re të BQK-së.

“Paraqitja e këtillë e jashtëzakonshme e ambasadorit po vjen në kohën kur në Tiranë është sekretari Blinken. I pres po të njëjtat që i tha ambasadori, këto janë qëndrimet e sekretarit Blinken të shprehura nga përfaqësuesi më i lartë i flamurit amerikan në Kosovë, ambasadori Hovenier”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat