Deliu Kodra: Ky përvjetor po e gjen Kosovën më të izoluar se asnjëherë

Aktuale

Deliu Kodra: Ky përvjetor po e gjen Kosovën më të izoluar se asnjëherë

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 00:57
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra ka deklaruar se kërkesën e SHBA-së lidhur me rregulloren e BQK-së për dinarin Kosova duhet ta marrë me seriozitet, sepse sipas saj kjo situatë është një alarm për të gjithë.

Sipas saj, ka një kohë të gjatë që Qeveria ka një qasje shpërfillëse në raport me aleatin tonë kryesor, SHBA-në.

Ajo në magazinën ‘Lajmet e fundit’, në rtk, ka adresuar kritika ndaj institucioneve të Kosovës, për siç thotë ajo mungesën e koordinimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë, Deliu Kodra tha se nuk ka ndodhur më parë që në vigjilje të përvjetorit të pavarësisë,  në Kosovë të ketë kaq pak prezencë të miqve, aleatëve e delegacioneve të huaja.

“Kjo festë e ky përvjetor po e gjen Kosovën më të izoluar se asnjëherë, më të zbehtë, me më pak miq e partner dhe kjo nuk është sinjal i mirë për të ardhmen tonë”, tha mes tjerash Deliu Kodra.

“Sot fatkeqësisht armiqve mbase do t'u bëhet qejfi duke parë një Kosovë të izoluar nga SHBA-ja, në sanksione të Bashkimit Evropian, larg partneritetit të miqve dhe me një Qeveri që sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur”, shtoi tutje ajo.

Deputetja opozitare tha se Kosova ka nevojë të dërgojë sinjale se po e rritë nivelin e llogaridhënies e nivelin e demokracisë.

Deliu Kodra theksoi zgjedhjet e reja do t'i hapin rrugë një prepektive të re sepse sipas saj shteti është bërë jofunksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat