Kritikat e SHBA-së, Gashi me "analizë epike”: Demokracia ka lindur në Athinë, jo në Uashingon

Aktuale

Kritikat e SHBA-së, Gashi me "analizë epike”: Demokracia ka lindur në Athinë, jo në Uashingon

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 13:25
Blerim Gashi

Mbrëmë në “Politiko” u diskutua gjerë e gjatë për marrëdhëniet mes Kosovës e ShBA-së.

Në emisionin e titulluar “Amerika përballë Kosovës dhe Shqipërisë”, Blerim Gashi, analist i përhershëm në “Politiko”, ka bërë një analizë disi të palidhshme me pikturën e madhe.

Gjatë debatit mbi marrëdhëniet e “plasaritura” në mes Kosovës e ShBA-së, Gashi i është kthyer historisë së lashtë të filozofisë politike, duke përmendur ilumizmin.

Më saktë, Gashi ka përdorur një gjuhë truiste, duke theksuar të dukshmën se “demokracia ka lindur në Athinë, jo në Uashington”.

“Demokracia është më afër Tiranës e Prishtinës, sepse ka lindur në Athinë, e nuk ka lindur në Uashington. Sa për aq, prandaj është vlerë evropiane. Demokracia nuk është e largët...” – tha Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat