Vizita e Blinken në Shqipëri, Kraki tregohet i ashpër me sekretarin amerikan: Kjo gjë është tragjedi botërore!

Aktuale

Vizita e Blinken në Shqipëri, Kraki tregohet i ashpër me sekretarin amerikan: Kjo gjë është tragjedi botërore!

Nga: A.M. Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:13
Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki

Gjatë ditës së djeshme, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Shqipërinë, ku u takua me krerët e shtetit, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Gjatë konferencës për media, Blinken dhe Rama, folën pak edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki komentoi këtë vizitë të Blinken në shtetin shqiptar.

Ai kritikoi Blinken-in, ku tha se vizita e tij ishte pa ndonjë vizitë strategjike, duke e cilësuar atë si të “kot”.

“Dje në Tiranë kishte hezitim, paqartësi diplomatike dhe përralla me dialog.

Unë personalisht i vlerësoj shumë këto vizita dhe raportet me Amerikën por ajo e djeshit ishte ndoshta vizita më e kotë amerikane në trevat tona.

Kur ne s’kemi vizion, na falet se mund të korrigjohemi. Kur Amerika s’ka vizion, është tragjedi botërore”, shkroi ndër të tjera Kraki, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nuk është fort e largët koha kur vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Shqipëri kishin qartësi dhe peshë. Presidenti Bush nga Tirana lajmëronte, gati një vit para shpalljes, pavarësinë e Kosovës dhe me vizion gjeostrategjik ia tregonte vendin Serbisë pa asnjë hezitim.

Dje në Tiranë kishte hezitim, paqartësi diplomatike dhe përralla me dialog.

Unë personalisht i vlerësoj shumë këto vizita dhe raportet me Amerikën por ajo e djeshit ishte ndoshta vizita më e kotë amerikane në trevat tona.

Kur ne s’kemi vizion, na falet se mund të korrigjohemi. Kur Amerika s’ka vizion, është tragjedi botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat