16 vjet shtet - Ekspertët lavdërojnë institucionet e sigurisë, sfidë e konsiderojnë veriun

Aktuale

16 vjet shtet - Ekspertët lavdërojnë institucionet e sigurisë, sfidë e konsiderojnë veriun

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:51
Avni Islami

Tranzicioni i institucioneve të sigurisë se Kosovës dhe punë e madhe që ato kanë bërë, janë shembull se si për kaq pak vite këto forca kanë arritur që të jenë faktor stabiliteti në rajon, kështu janë duke vlerësuar ekspert të sigurisë në vend.

Sipas tyre, edhe me modernizimi të pajisjeve dhe shtime të kapacitetit njerëzor në këto institucione, tani Kosova ka përmbush në tërësi arkitekturën e sigurisë së saj.

Ata kanë thënë se për 16 vjet pavarësi si sfidë për organet e sigurisë ka qenë veriu i vendit, kjo pas interferimeve të strukturave paralele të dirigjuara nga Beogradi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se me modernizimin e strukturave të sigurisë, Kosova ka përmbush në tërësi arkitekturën e sigurisë së saj.

Por sipas tij, çështja që është duke e preokupuar institucionet e sigurisë është veriu i Kosovës, kjo sipas tij, pas interferimeve të strukturave shtetërore të Beogradit përmes formave të ndryshme në atë pjesë të vendit.

“Sa i përket sigurisë që nga shpallja e pavarësisë pra do të duhet të ndahet në tri faza, apo tri periudha. Ishte periudhe e konstituimit të Republikës së Kosovës edhe atë të sigurisë dhe më pastaj avancimi i shtrirjes së autoritetit të tyre në çdo cep të territorit të Kosovës. Ne kemi pasur aksionet e para në 2011 të shtrirjes së autoritetit të Kosovës në pjesën veriore. Marrja e pikës një dhe 31 të asaj kohe, Bërnjakut dhe Jarinjës. Me pastaj patëm një forcim nga brenda, modernizim të strukturave të sigurisë dhe përmbyllja e arkitekturës mund të themi, që nga 2019 kur është bërë edhe miratimi i tri ligjeve për FSK-në patëm një avancim të mëtutjeshëm në kontekstin strategjikë dhe tani më mund të thuhet që Kosova ka përmbush në tërësi arkitekturën e sigurisë së saj. Çështjet që tani më po na preokupojnë gjatë katër viteve të fundit me theks të veçante është çështja veriore që ka pasur një interferim të strukturave shtetërore të Beogradit përmes formave të ndryshme”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë partneritet të qëndrueshëm me partneret strategjikë në fushën e sigurisë, kështu duke ju bërë thirrje nivelit politikë që të këtë koordinime ne vendimmarrje në mënyrë që që të mos lëndohen proceset të cilat janë të rëndësishme për forcimin e mëtutjeshmen të sovranitetit të vendit.

“Çka është me përgjegjësi të thuhet është çështja se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë partneritet të qëndrueshëm me partneret tanë strategjikë në fushën e sigurisë, por që do të duhet që të ketë një apel për nivelin politikë që koordinimet ne vendimmarrje sa i përket të së ardhmes, sa i përket stabilitetit në kontekstin politik dhe orientimet drejt forcimit të partneritetit me partneret tanë ne do të duhet që të jemi të kujdesshme që të mos lëndohen proceset të cilat janë tejet të rëndësishme për forcimin e mëtutjeshëm të sovranitetit edhe të brendshëm edhe të jashtë të Kosovës”, ka thënë ai.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se Policia e Kosovës, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) përbejnë një forcë e cila prodhon paqe dhe siguri jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Sipas tij, ato kanë pasur një tranzicion të shkëlqyeshëm dhe një përparim të jashtëzakonshme duke treguar gatishmëri dhe profesionalizëm të lartë në punën e tyre kështu duke zbatuar ligjshmërinë në vendi.

“Në fillim duhet të theksuar se pas përfundimit të luftës Kosova ishin forcat e KFOR dhe UNMIK të cilët në një periudhë të caktuar u bë tranzicioni  i Forcave të Sigurisë së Kosovës nga ato të UNMIK-ut drejt Policës dhe të AKI-së. Në viteve në vijim Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një punë dhe kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe tranzicioni i tyre është shembull se si në rajonin e Ballkani është krijuar një shtet i ri me struktura të sigurisë të cilat lirisht mund të krenohemi ne sepse krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit forcat e sigurisë së Kosovës, konkretisht Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe së fundi edhe FSK-ja nuk ka dilemë se këto forca e përbejnë një forcë e cila prodhon paqe dhe siguri jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Një tranzicion i shkëlqyeshëm dhe një përparim i jashtëzakonshëm i forcave të sigurisë duke treguar gatishmëri dhe duke treguar profesionalizëm të lartë në punën të cilat i kryejnë më përkushtim dhe duke zbatuar ligjin dhe ligjshmërinë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se sfidë kryesore për institucionet e sigurisë së Kosovës ka qenë veriu, kjo pasi sipas tij, veriu është traget i një shteti hegjemonist (Serbia) i cili udhëhiqet nga një fashist (Aleksandër Vuçiq).

Ai ka theksuar se dy vitet e fundit janë vitet më të suksesshëm që nga përfundimi i luftës për shtrirjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe ligjshmërisë nga ana e institucioneve të Kosovës në veri.

“Siguria në Kosovë rrezikohet nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, mirëpo faktorët e brendshëm gjithmonë ka qenë në kufi normal. Pra duke u marr edhe duke i parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin me qenie njerëzore. Sfidë kryesore për institucionet e sigurisë së Kosovës ka qenë veriu i Kosovës sepse ajo pjesë është traget i një shteti hegjemonist i cili udhëhiqet nga një fashist. Qëllimi i Serbisë është që përmes veriut të Kosovës, pra nga ana e Vuçiqit ta shfrytëzoj pozitën të cilën e ka ai dhe të jetë në pushtet edhe më tutje. Veriun e Kosovës Serbia është e interesuar vazhdimisht që ta mbaj në kontroll dhe për fat të keq deri në dy vitet e fundit institucionet e sigurisë kanë gjetur përparim të vogël në pjesën e veriut. Ndërsa tashmë e sidomos nga 24 shtatori i viti të kaluar në veriun e Kosovës është duke u zbatuar ligji dhe ligjshmëria nga ana e institucioneve të Kosovës dhe tashmë në atë pjesë Kosova ka shtrirë sovranitetit dhe integritetin territorial dhe lirisht mund të themi që dy vitet e fundit janë vite më të suksesshëm që nga përfundimi i luftës për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të institucioneve të sigurisë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat