Nagavci: Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj

Aktuale

Nagavci: Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:50
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci u shpreh se Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj, dhe kujtoi gjeneratat që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“16 vjet shtet! Sot Kosova feston ditën më të veçantë në historinë e saj, ditën e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë të madhe kujtojmë shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Të gjithë qytetarëve tanë u shpreh urimet më të mira në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të pavarësisë së Kosovës. Gëzuar!”, shkroi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat