Maliqi: Pjekuria politike e Thaçit shkëlqen në krahasim me nacionalizmin kitsch të pushtetit aktual

Aktuale

Maliqi: Pjekuria politike e Thaçit shkëlqen në krahasim me nacionalizmin kitsch të pushtetit aktual

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:47
Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi ka reaguar pas videos së Qeverisë së Kosovës, ku nuk përfshihet fare ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë.

Ai ka bërë me dije se në Ditën e Pavarësisë fshirja e Hashim Thaçit nga historia është i pashije dhe e padrejtë.

Në profilin e tij në “Facebook” Maliqi ka shkruar se pjekuria e tij politike për t'i kuptuar momentet historike ka shkëlqyer në krahasim me nacionalizmin kitsch të qeverisë aktuale.

“Meritat e kësaj dite i takojnë shumëkujt dhe elita e luftës gjithashtu e kishte zanat t'i fshinte kontributet e atyre që i prinë vendit para tyre. Por në ditë si kjo e sotmja po më duket i pashije dhe i padrejtë retushimi i historisë duke e fshirë nga historia e pavarësisë Hashim Thaçin.

Në fakt, të metat e njohura të qeverisjes anash, pjekuria e tij politike për t'i kuptuar momentet historike me 1999 dhe 2008 dhe për përmbyllur luftën e fituar ndaj Serbisë përmes paqes, aleancave dhe hapjes së një kapitulli të ri në marrëdhëniet rajonale shkëlqen në krahasim me nacionalizmin kitsch që sundon sot mbi Kosovën si psikozë kolektive”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat