Ditë e qetë në veri në shënimin e Pavarësisë

Aktuale

Ditë e qetë në veri në shënimin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:44
Veton Elshani

Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, situata në komunat veriore vazhdon të jetë e qetë. Bëri të ditur kështu, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Gjatë transmetimit special, Elshani në një lidhje direkte tha se Policia e Kosovës do të jetë në monitorim të gjendjes gjatë tërë kohës.

“Sonte kemi plane operative. Gjatë tërë kohës, ditën e në mbrëmjë, ne do të jemi rrugëve të veriut të vendit. Situata në komunat veriore s’ka ndryshuar, është e qetë, mirëpo delikate.

Ne jemi në mbarë veriun e vendit dhe po tentojmë që të jemi pranë institucioneve tjera”, potencoi Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat