Rashiq për ndalimin e dinarit serb: Dëmi është bërë

Aktuale

Rashiq për ndalimin e dinarit serb: Dëmi është bërë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 21:37
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, vlerësoi që tashmë u është bërë “dëmi” qytetarëve serb në Kosovë, me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Madje sipas tij, me marrjen e këtij vendimi, më shumë përfitues ka nga unitetet tjera, se sa nga vetë serbët.

Ndërkaq, i pyetur se a ka krizë besimi mes tij dhe Kurtit, ministri tha se e kupton që kryeministri s’ka pasur rol aktiv brenda procesit të aprovimit dhe përcaktimit të rregullave të reja.

“Tani dëmi është bërë. Më shumë përfitues tjerë ka nga unitetet tjera, se sa nga serbët.  Qëndrimin e kryeministrit e shoh njësoj si deklaratat e tij nga fillimi, pra që Banka Qendrore është institucion i pavarur dhe se nuk ka lidhje me politikë. Në këtë aspekt, unë e kuptoj që as Kurti s’ka pasur rol aktiv brenda procesit të aprovimit dhe përcaktimit të rregullave të reja. E sa i përket hatër mbetjes, në politikë unë besoj gjithmonë në ndërtimin e besimit, s’besoj në dërgimin e besimit. Në këtë moment, ne e kemi një mosmarrëveshje mes akterëve të cilët kanë pasur një mundësi për vendimmarrjen, në këtë rast siç është Banka Qendrore e Kosovës”, deklaroi Rashiq.

Kujtojmë se më 1 shkurt, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që përcakton se euroja është valuta e vetme me të cilën mund të kryhen pagesa me para të gatshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat