Berisha: Kurti e Vuçiq po bashkëpunojnë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit

Aktuale

Berisha: Kurti e Vuçiq po bashkëpunojnë për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:46
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma SocialDemokrate ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bashkëpunojnë për moszabtim të marrëveshjeve të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, Berisha deklaroi se kryeministri Kurti tashmë e ka kuptuar “dëmin”dhe po mundohet të tërhiqet duke pretenduar se nuk ka nënshkrim të marrëveshjes.

“Albini pasi e ka bë dëmin e ka kuptu dhe po mundohet me u tërheqë në atë se marrëveshjen nuk e ka nënshkruar. Dhe ne e pamë në çdo Forum deri edhe në Këshillin e Sigurimit ku i bënë lutje Vuçiqit ta nënshkruaj, me idenë që me lënë me nënkuptu se deri sa nuk është e nënshkruar mund edhe të mos e zbatojnë, gjë që nuk është kështu”, tha Berisha.

Derisa theksoi se Marrëveshja e Brukselit, është marrëveshja më e keqe që i ka ardhë Kosovës që nga viti 2010-të.

“Jo e dëmshme, ajo është skandaloze është marrëveshja më e keqe e mundshme që i ka ardhë Kosovës nga 2010-ta, sepse përveç zotimit të një Asociacioni që po mundohet me e lënë fajin dikund tjetër, ka kalu te një asociacion pa kompetenca ekzekutive duke i dhënë hapësirë serbëve për një autonomi politike. Unë po dyshoj si një koordinim i heshtur gjentelmenësh midis Vuçiqit dhe Albinit. Albini nuk është i interesuar me realizu po në të njëjtën kohë edhe Vuçiqi nuk është. Me njëfarë forme taktikat e tyre, po bashkohen diku”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat