Kryeziu: Ankesa e avokatëve serbë për dinarin, karakter politik

Aktuale

Kryeziu: Ankesa e avokatëve serbë për dinarin, karakter politik

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 00:32
Kadri Kryeziu

Një grup prej katër avokatësh serbë kanë dorëzuar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës duke kërkuar që Kushtetuesja të pezullojë vendimin e BQK-së lidhur me operacionet me para të gatshme me dinarin serb.

Lidhur me këtë, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, deklaroi se Kushtetuesja e pranoi kërkesën si individuale, pra që serbët e kanë bërë kerkesën në bazë individuale dhe se ashtu do të shqyrtohet nga gjykata.

Për emisionin Edicioni Special ai vlerësoi se sipas të gjitha gjasave, juristët serbë është dashur që fillimisht të orientohen në institucione tjera, e pastaj në fund të shkojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Kërkesa, në aspektin njerëzor ka karakter politik, në aspektin juridik ka karakter juridik dhe gjyqësor, por nëse kërkesa i plotëson kushtet, atëhere gjykata është e detyruar që ta merr në shqyrtim. Por aty janë disa procedura e disa kushte e kondita që duhet t’i plotësojnë palët e autorizuara me kushtetutë”, deklaroi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat