Punëtorë teknik të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë

Aktuale

Punëtorë teknik të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” dhe Qendrës Studentore, kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Ata kanë paralajmëruar se deri në plotësimin e kushteve nuk do ta ndërprenë grevën.

Përfaqësues i Sindikatës Private të Kosovës, Riza Shala ka deklaruar se përmes grevës po kërkojnë kushte më të mira dhe paga më të larta.

“Po kërkojmë me i pas kushtet e barabarta me punëtoret teknik që janë në Kosove në kuadër të shtetit. Nëse nuk realizohen kërkesat, ne do të vazhdojmë kështu se jemi të diskriminuar që nga viti 2007. Kur atëherë a kanë privatizuar, kemi bërë ankesa po kot. Nëse nuk plotësohen kushtet, ne do të vazhdojmë me grevë”, ka theksuar Shala.

Punëtorët grevistë kanë thënë se për shkak të pagës së ultë, nuk po ia dalin t’i mbulojnë shpenzimet e shportës familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat