“A ka hedhur Konjufca gaz lotsjellës në Kuvend?”, Lekaj dëshmon para Gjykatës

Aktuale

“A ka hedhur Konjufca gaz lotsjellës në Kuvend?”, Lekaj dëshmon para Gjykatës

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:52
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka dëshmuar në seancën gjyqësore ku kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më 10 gusht të vitit 2016.

Lekaj tha se nuk i kujtohet që mbledhja është ndërprerë.

“Nuk më kujtohet që është ndërprerë, nuk mbaj mend se është ndërprerë ndonjë mbledhje e Kryesisë”, është shprehur Lekaj.

Prokurori Besart Mustafa ka pyetur Lekajn se “a ka hedhur Konjufca gaz lotsjellës në Kuvend”, por trupi gjykues e ka refuzuar këtë pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat