Tahiri: Dinari nuk ka vend të qarkullojë në asnjë sistem të pagesave, në asnjë pjesë të Kosovës

Aktuale

Tahiri: Dinari nuk ka vend të qarkullojë në asnjë sistem të pagesave, në asnjë pjesë të Kosovës

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 15:51
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar sot se për shkak të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, raportet mes Kosovës dhe partenrëve të saj strategjikë kurrë s’kanë qenë më keq.

Tahiri u shpreh se pikërisht keqtrajtimi i çështjes së rregullores së BQK-së nga qeveria, solli problem në dëmtim të Kosovës, ani se ai theksoi se dinari s’mund të ketë vend në asnjë sistem të pagesave.

”Marrëdhëniet e Kosovës me unionin evropian dhe SHBA-të kurrë s’kanë qenë më keq. Kjo është një temë që dihet botërisht. SHBA-të e trajtojnë Kosovën jo si partnere si përpara, por si palë e diskutimit”.

”Valuta në Kosovë është euro. Dinari nuk ka vend të qarkullojë në asnjë sistem të pagesave dhe në asnjë mënyrë të qarkullimit në Republikën e Kosovë, dhe asnjë dilemë nuk ka rreth kësaj teme”.

”Dhe ne në këtë temë me plot përgjegjësi të plotë jemi kundër, dhe dinari nuk guxon në asnjë pjesë të Kosovës as në pjesën veriore, të jetë valutë”.

”Si e ka menaxhu këtë çështje Qeveria? – si çdo temë tjetër. Pse po e thëm këtë? Fillimisht, dihet botërisht që Euro është valutë në Kosovë, që nga legalizimi i Euro-s. Është ditë se në atë rregullore ka qenë emri. Krejt menaxhimi, e trajtimi i kësaj ideje, ka sjell edhe një problem që po e dobëson Kosovën në marrëdhënie bilaterale e që në fund Kurti do të lëshojë pe”.

”Sanksionet e BE-së, duhet të hiqen. Sepse këto sanksione nuk i takojnë Kurtit, sepse ky po shkon po i takon ambasadorët, por po u mbesin qytetarëve të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat