Bislimi në Çagllavicë flet për dinarin

Aktuale

Bislimi në Çagllavicë flet për dinarin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:45
Besnik Bislimi

U bënë bashkë për të diskutuar rreth zhvillimit ekonomik të serbëve në Kosovë.

Mirëpo edhe në këtë tryezë diskutimi, ajo që u fol më së shumti ishte dinari serb.

Zv.kryeministri Besnik Bislimi u shpreh se Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një varg aktivitetesh dhe masash, të cilat sipas tij, tregojnë se qeveria kujdeset që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë.

“Ne jemi të vetëdijshëm që në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të krijojë vështirësi për një pjesë të qytetarëve të cilët kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Republika e Serbisë. Banka Qendrore ka nxjerrë një varg të aktiviteteve dhe masave me të cilat synon ta zbusë këtë ndikim, e në ditët në vijim edhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të dalë me një listë prej 10 masave, me të cilat ne do të tregojmë se si do të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por fazë e cila do të garantonte pastaj zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave.”

Kurse, ministri për Kthim dhe Komunitete Nenad Rashiq, u shpreh se si qeveri, kanë marr një varg masash që t’iu ndihmojnë serbëve në Kosovë, konkretisht në katër vitet e ardhshme për program ekonomik dhe kthim.

“Mbi të gjitha dua të ju kujtoj që në vitin e kaluar në shkurt, për herë të parë kemi publikuar konkurs publik, për herë në ministrinë për Kthim dhe Komunitete kishim të publikuar konkursin dhe thirrjen për të gjithë ata që kanë aplikuar të shtatë kategorive. Kishim rreth 3500 qytetarë që kishin aplikuar… Nga këto 3500 persona ka pasur kategori të ndryshme por që një numër më i madh kemi dal që aplikim t’u pranojmë, duke qenë se nuk kishim kapacitete financiare për të ndërtuar 550 shtëpi sa ka qenë numri i aplikuesëve në shkurt të vitit të kaluar. Do të punojmë sipas listës për ata njerëz, do të konstatojmë se kanë nevojë për shtëpi, ndërsa nga ana tjetër nuk kanë kushte e as kapacitet e që do t’i mbajmë në atë listë, kurdo që do të vijë koha dhe radha t’i fitojnë shtëpitë e tyre ose edhe përfitimet tjera…16:13 Ne kemi një rritje të interesimit, sepse transparenca jonë nga shkurti i vitit të kaluar ka treguar që ne jemi të hapur dhe duam që të gjithë ata që kanë të drejtë dhe i plotësojnë kushtet mund të na drejtohen…16:52 Një peshë financiare prej 32 milionë euro si dhe planifikohet zbatimi të fillojë nga ky vit 2024 dhe në katër vitet e ardhshme do të jetë për kategoritë të cilat i përmenda, do të kemi edhe programin ekonomik dhe programin për kthim”

E Gordana Doriq nga Shoqata e Grave afariste “ Avenija” thotë se gjendja ekonomike në mjediset serbe është kaotike dhe se të gjitha vendimet e Qeverisë kanë dëmtuar serbët ekonomikisht.

“Hapat që po i ndërmerr kjo qeveri për këto dy vite janë të tmerrshme dhe nuk po mendon për serbët që të fuqizojë ekonomikisht. 25:21 Ndalimi i dinarit sado që arsyetohet ky është një vendim ad hoc sepse i pengon njerëzit që të mos kenë mjete për jetesë, çfarë tu jepen fëmijëve me ndërprerjen e dinarit, ju krijoni një situatë kaotike”

Çështja e “dinarit” ka ngjallur shumë reagime në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat