Selmanaj: Kurti na sjelli në situatë të rëndë

Aktuale

Selmanaj: Kurti na sjelli në situatë të rëndë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:55
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri Kurti me veprimet e fundit e ka sjellë Kosovën në një situatë të rëndë.

Selmanaj ka thënë se Kurti nuk është treguar iu kujdesshëm me aleatët strategjik të Kosovës.

“Sjelljet e Kurtit që nga ardhja në krye të Qeverisë, ne mendojmë se nuk ka pas qasje të kujdesshme dhe pragmatike karshi me aleatëve tonë strategjikë, veprimet shpeshherë unilaterale, jo të konsultuara dhe jo ë koordinuara sa duhet. Këto, po na sjellin në një situatë të rëndë të pozitës së Kosovës dhe vazhdojmë të jemi në situatë të rëndë”, është shprehur Selmanaj.

Ai ka thënë se është e rëndë për Kosovën mbajtja e sanksioneve nga BE-ja.

“ Mos të harrojmë se sot jemi në ditën 239 që ne kemi sanksione nga aleatët tonë që janë pjesë e BE-së”, ka thënë Selmanaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat