Driton Selmanaj dyshon se edhe Kryetari i Leposaviqit ka përdorë substanca narkotike

Aktuale

Driton Selmanaj dyshon se edhe Kryetari i Leposaviqit ka përdorë substanca narkotike

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:10
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj dyshon se edhe kryetari i Leposaviqit,  Lulzim Hetemi mund të ketë qenë përdorues i substancave narkotike brenda objektit të Komunës.

Selamanj ka thënë se qasja e qeverisë për t’i mbyllur kryetarët e komunave në veri brenda objekteve komunale ishte gabim i madh.

“Ato qendra ishin transformu në qendra të konsumimit të kokainës dhe nuk e di nëse edhe kryetari (Leposaviqit) i ka përdorë apo jo”, ka thënë Selmanaj, duke iu referuar skandalit të fundit në komunën e Leposaviqit ku ish nënkryetarja Dragana Miletiq shihej përmes një video duke përdorë substanca narkotike

I pyetur se a ka dyshime se kryetari (Hetemi) të ketë përdorë substanca narkotike, deputeti Selmanaj nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

“Po si duket po, se me qëndruar njeri 6 muaj mbyll, nuk ka kuptim as logjik. Me këto gjëra dikush ka me qesh, kushdo që merret me këto zhvillime”, është shprehur Selmanaj.

Sipas tij, Qeveria është dashur të ndjek rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë që kryetarët e Komunave në veri të vendoseshin në objekte alternative.

Sipas tij vendosja e kryetarëve në veri ne objektet komunale ishte çmenduri

“Kjo është më tepër se budallai kjo është më tepër se marrëzi”, ka thënë Selmanaj duke shtuar se tash po e njëjta qeveri përmes disa nënshkrimeve kërkon shkarkimin e atyre kryetarëve.

Ndryshe, ditë më parë Dragana Miletiq është shkarkuar nga posti i nënkryetares së komunës se Leposaviqit, pasi edhe ajo në video shihet duke konsumuar kokainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat