Kastrati e quan të “kobshëm” Kurtin

Aktuale

Kastrati e quan të “kobshëm” Kurtin

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:41
Ardian Kastrati

“Unë nuk dua të bëj politikë me arkivole, qysh kanë bërë këta të Vetëvendosjes duke ia nisë prej Deharit e të tjerëve”.

Kështu deklaroi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, gjersa – në fillim të “Debat Plus”-it komentoi vdekjen e 4-vjeçares nga Gjakova në QKUK.

Duke e cilësuar kryeministrin, Albin Kurti, si “njeri të kobshëm”, Kastrati ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“E kam thënë që Albin Kurti është njeri i kobshëm, sepse në çdo kauzë të tij njerëzit janë vrarë rrugëve. Ky neve na ka njoftu me gjakun nëpër rrugë, nëpër sheshe. Këto vdekja i marrin me sportivitet, dorëheqje gjithqysh ky ministër Vitia, aty s’kam kurrfarë dyshimi… por, kjo është në vazhdën e kolapsit që i ka shaktu ky ministër këtij sektori. Është një nga pasojat e keqmenaxhimit katastrofal, sidomos në QKUK… keqardhje shumë për familjen, sepse të gjithë jemi prindër”, ka thënë Kastrati.

Rreth vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova, nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) kanë dhënë informacione shtesë.

Përmes një njoftimi, QKUK-ja ka treguar se 4-vjeçarja ka vdekur si pasojë e një infeksioni akut të rëndë të shkallës së lartë.

“Pacientja sjellet nga Spitali i Gjakovës, si rast i intubuar për në Qendrën Emergjente të QKUK-së, me parametra vital dhe me gjendje mjaft të rënduar shëndetësore. Në Qendrën Emergjente të QKUK-së kryhen të gjitha analizat laboratorike dhe ato diganostike – radiologjike, thirrën në konsultë edhe mjekët e lëmenjve përkatëse. Pas të gjitha konsultave, vendoset për trajtim të mëtejmë në Repartin Intensiv në Klinikën e Pediatrisë, me diagnozë të punës Sepsë ( infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat