Schallenberg në takimin me Gërvallën: Angazhimi në dialog, çelës për të hapur derën e BE-së

Aktuale

Schallenberg në takimin me Gërvallën: Angazhimi në dialog, çelës për të hapur derën e BE-së

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 23:00
Donika Gërvalla dhe Alexander Schallenberg

Kryediplomati i Austrisë, Alexander Schallenberg, e ka mirëpritur në Vjenë homologen e tij nga Kosova, Donika Gërvalla, ku temë e diskutimit ishte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Teksa ka njoftuar për takimin e zhvilluar, ai ka thënë se Austria vazhdon të qëndrojë pranë Kosovës.

Schallenberg gjithashtu tha se angazhimi i palëve në dialog është çelësi për të hapur derën e BE-së.

“16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë Kosovës. Angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në Dialogun Beograd-Prishtinë është çelësi për të hapur derën e BE-së”, ka shkruar ai.

Ndërsa sot gjatë ditës, Gërvalla tha se e njoftoi homologun austriak rreth proceseve të brendshme politike në vend, duke prezantuar progresin e arritur në demokratizim, sundim të ligjit, rritje ekonomike, respektim të të drejtave të njeriut, liri të mediave dhe infrastrukturë moderne për investime ndërkombëtare.

“Temë tjetër me rëndësi e diskutuar mes dy mistrave ishte edhe informimi në detaje rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, si sulmi në Banjskë, sulmi ndaj KFOR-it dhe veprimeve tjera që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat