Kodra kërkon hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares

Aktuale

Kodra kërkon hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:00
Besim Kodra

Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë duke komentuar rrethanat e vdekjes së 4-vjeçarës, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të ketë një hetim nga institucionet shtetërore.

Kodra ka vlerësuar se pas hetimit, nëse ka pasur shkelje për përgjegjësit duhet të merren vendimet e merituara.

“Pa dyshim ky është një rast tejet i ndjeshëm, pasi që kemi të bëjmë me një fëmijë, aq më tepër që u takon grupeve të margjinalizuara shoqërore, e që në diskutimet prindërit flasin për një neglizhencë të profesionistëve shëndetësorë e cila për pasojë ka pasur vdekjen e fëmijës. Është shumë e rëndësishme të mos lëshohemi shumë në konkludime në këtë fazë, por është e rëndësishme që institucionet shtetërore, duke përfshirë Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin Shëndetësor dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësore të bëjnë një hetim dhe të dalin me konstatim se kemi të bëjmë me shkelje ose jo, pastaj në përputhje me këtë të merren vendimet e merituara për çdo kënd që mund të jetë përgjegjës për vdekjen e fëmijës”, është shprehur ai.

Sipas Kodrës, bazuar në deklarata e prindërve të 4-vjeçarës, vërehet se gjatë procesit të trajtimit të saj, janë shënuar shkelje të mëdha.

“Në bazë të deklaratave që kanë pasur prindërit, duke mos pasur fakte në dispozicion, vërehen shkelje të mëdha gjatë procesit të trajtimit të tij. E para që nuk është trajtuar me kohë, mjeku është vonuar, derisa është referuan në QKUK dhe pastaj vdes në QKUK siç thuhet nga një infeksion i rënd akut, duke anashkaluar komplet ato pretendimet e prindërve që fëmija ka pasur thyerje në kohë, në boshtin kurrizor e në gjoks”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat