“Në veri s’ka gjykatë as prokurori”, Sallahu i reagon deputetes së PDK-së: Gënjeshtër

Aktuale

“Në veri s’ka gjykatë as prokurori”, Sallahu i reagon deputetes së PDK-së: Gënjeshtër

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 00:05
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka treguar ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, e cila sipas Sallahut ka thënë se “në veri të vendit nuk ka gjykatës e as prokuror”.

Këtë pretendm, Sallahu e ka quajtur “gënjeshtër”.

Ai ka deklaruar se të dhënat janë publike, duke shtuar se në veri të vendit gjykata ka zgjidhur mbi 840 raste penale.

“Deputetja e PDK-së znj Shoshi në emisionin Debat Plus paska thënë  se në veri  të vendit nuk as gjykatë as porkurori. Kjo është tërësisht e pavërtetë”.

“Në veri të vendit funksionon pa asnjë problem edhe prokuroria edhe gjykata. Për më tepër, për vitin 2023, Gjykata në veri të vendit ka zgjidhur mbi 840 raste penale.  Të dhënat janë publike sikurse edhe gënjeshtra e deputetës në fjalë”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat