“Njëri thotë kam rrejt për UÇK-në, tjetri kam kërcyer prej aeroplani me luftu - ra kjo Hagë e u pamë”

Aktuale

“Njëri thotë kam rrejt për UÇK-në, tjetri kam kërcyer prej aeroplani me luftu - ra kjo Hagë e u pamë”

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 09:17
Hashim Thaçi dhe të tjerët

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka ironizuar me dëshmitarët dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Hagë.

Ai në një postim në Facebook, ka rikujtuar deklaratat “paradoksale” të të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, duke thënë se “ra Haga dhe “u pa” se a kanë luftuar ata, përcjell Bota sot.

“Njëri thotë kam rrejt kur kam thonë se kam qenë në vijën e parë të frontit, se unë nuk kam qenë në vijën e parë te frontit!

Tjetri thotë ju kam rrejt në librat e mia, se nuk kemi luftu hiç!

Tjetri thotë kam rrejt kur kam thonë se kam kcy prej ballone veç me luftu!

Tjetri thotë se s'jom konë normal kur kam rrejt!

Tjetri thotë se kemi rrejt se nuk ka pas shtab të përgjithshëm të UÇK'së!

Tjetri thotë se kemi rrejt që kemi luftu!

E unë po them shyqyr që ra qikjo Hagë e u pamë”, ka shkruar Gacaferi.

Ndryshe, në seancat e kësaj jave, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, trupi gjykues në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka pranuar si prova materiale disa faqe të librit të dëshmitarit Hajrush Kurtaj.

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve kundërshtoi që faqet e librit të Kurtajt të pranohen si dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat