Njohësi i çështjeve të sigurisë: S’mund të ketë agresion ushtarak serb në Kosovë

Aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë: S’mund të ketë agresion ushtarak serb në Kosovë

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:36
Ilustrim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, ka deklaruar se situata në veri të vendit është e brishtë.

Ai tha se mund të ketë skenarë të ndryshëm nga Serbia, por që s’mund të ketë agresion ushtarak.

“Shqetësimi është permanent meqë bëhet fjalë për zonë të ndjeshme ku trazirat në kontunitet kanë qenë dhe janë implementu skenarë të ndryshëm nga Serbia. Shqetësimi është real, por shqetësimi në kuptimin e frikës se po ndodh diçka e madhe, këto deklarime janë të shpeshta apo me tendenca apo në kontest më të gjerë se deklarata”, tha ai.

Sipas tij mund të ketë sulme hibride apo diverzante por që Policia e Kosovës tashmë ka treguar se është në gjendje të përballet me çdo lloj situate.

“Sulme hibride, grupe diverzante, grupe subervzive aksione të tilla mund të ndodhin. Policia dhe institucionet janë në nivel të detyrës, përvoja e Banjskës dhe të tjerat janë referenca të pakontestuara për një garancion për qytetarët e Kosovës. Ndonjë agresion ushtarak nuk mund të ndodhë”, tha ai, në RTV Dukagjini.

Ndryshe edhe shefi i misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka vlerësuar gjendjen në veri dhe në përgjithësi në Kosovë të qetë, por ende e brishtë.

Ai tha se “ne kemi parë që kjo situatë mund të përkeqësohet shumë lehtë siç ndodhi fatkeqësisht gjate muajit shtator, me sulmin e rëndë në Bansjkë, ku humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat