Mbahet takimi i Komisionit për Planifikim Strategjik

Aktuale

Mbahet takimi i Komisionit për Planifikim Strategjik

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 19:59
Foto nga takimi

Në Ndërtesën e Qeverisë, u mbajt gjatë ditës takimi i njëmbëdhjetë i Komisionit për Planifikim Strategjik.

Në këtë takim ishte prezent Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.

U shqyrtuan aplikacionet për raundin e 10-të të granteve investive dhe aplikacionet për raundin e 30-të për grantet e asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor apo WBIF.

Aplikimet janë përgatitur nga ana e institucioneve të linjës, nën koordinimin e Zyrës së Kryeministrit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe me institucionet financiare sponsorizuese të tyre, të cilat do të ofrojnë kredi për realizimin e këtyre projekteve. Ato gjithashtu janë konsultuar edhe me Zyrën e BE-së.

Zëvendëskryeministri Bislimi prezantoi projektet e propozuara të cilat janë katër aplikime për raundin e 30-të të asistencës teknike dhe dy aplikime në kuadër të raundit të 10-të të granteve investuese. Këto projekte prekin kryesisht fushat e arsimit dhe infrastrukturës. Propozimet u miratuan nga pjesëmarrësit e tashmë do të vijohet tutje me hapat për aplikimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat