Ramabaja: Kurti nuk e thyen kurrizin për Asociacionin, tërë jetën e tij e ka investuar për Kosovën

Aktuale

Ramabaja: Kurti nuk e thyen kurrizin për Asociacionin, tërë jetën e tij e ka investuar për Kosovën

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 22:27
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja është shprehur i bindur në Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë Asociacionin.

Sipas Ramabajës, Kurti “shkon në shtëpi, në pension politik të përjetshëm por nuk e bën Asociacionin”.

”Albini ka një jetë të tërë të investuar në çështje kardinale dhe thyerja e kurrizit të tij si njeri i politikës mund të ndodhë në rast se ai do të bënte një pranim”, tha Ramabaja në Pressing.

“Nuk mund të bëhet Asociacioni që të jetë praktikisht bombë me sahat për krejt rajonin”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat