Galushi: Nuk dua të mendoj që katërvjeçarja u neglizhua për shkak të komunitetit

Aktuale

Galushi: Nuk dua të mendoj që katërvjeçarja u neglizhua për shkak të komunitetit

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 00:03
Deputeti Erxhan Galushi

Deputeti Erxhan Galushi ka thënë që nuk dëshiron të mendojë që vdekja e katërvjeçares në Gjakovë ka ardhur për arsye se mjekët e kanë neglizhuar pasi që ajo ishte e përkatësisë rome.

“Sapo e kuptova lajmin për vdekjen e katërvjeçares, ne menjëherë shkuam dhe vizituam familjen për të kuptuar për së afërmi se si ka ardhur deri te kjo ngjarje tragjike”, ka thënë Galushi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Dhe aty kuptuam të njëjtat fjalë siç është deklaruar edhe nëna e vajzës së ndjerë tashmë në media sociale që po dyshohet që ka pasur një neglizhencë institucionale për ta trajtuar rastin në fjalë i cili rast ka ardhur sipas raportimeve të prindërve të saj pas një rrahjeje të cilën ajo e ka pasur nga të  disa fëmijë të afërm familjarë që ishin aty dhe pastaj ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë për çka dyshohet që rasti nuk është trajtuar në mënyrë profesionale pra nuk është ofruar kujdesi i nevojshëm shëndetësor për rastin në fjalë”.

Galushi tha se nuk do që të mendojë se vajza u neglizhua për trajtim për shkak të përkatësisë së saj rome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat