Dugolli: Ka përfunduar koha kur në veri depërtonin dinarë me thasë

Aktuale

Dugolli: Ka përfunduar koha kur në veri depërtonin dinarë me thasë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 06:08
Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka komentuar vendimin e BQK-së për largimin nga qarkullimi të valutës dinar, duke thënë se ka përfunduar koha kur pa kurrfarë kontrolli në veri depërtonin dinarë me thasë.

Dugolli ka theksuar se Serbia nuk mundet që pafundësisht ta shfrytëzoj situatën për të shpërlarë para e të investoj në terrorizëm e krim të organizuar.

“Nuk mund të vazhdohet më tutje në pafundësi që Serbia ta shfrytëzoj këtë oazë të krijuar për shpëlarje parash, sponzorizim e investim për terrorizëm e krim të organizuar. Ka përfunduar koha kur dinarë më thasë rrinë në veri të Kosovës e në kufi të Kosovës, pra depërtojnë pa kurrfarë kontrolli. Ky do të duhej të ishte një alarm edhe për miqtë tanë”, është shprehur ai.

Më tej, deputeti i VV-së, ka vlerësuar se vendimi i BQK-së madje është i vonuar, meqenëse sipas tij Serbia që nga pas lufta ka operuar në Kosovë me dinarin në mënyrë të paligjshme.

“Tani kemi një situatë të pastër, të një vendimi, të një rregullore e cila dorën në zemër është shumë e vonuar. Serbia ka operuar në Kosovë me dinarin si mjet pagese e që ka qenë krejtësisht e paligjshme. Shqetësimet që i kanë ngritur miqtë tanë, BQK-ja i ka adresuar, pra kemi një plan të shpallur të zbatimit të rregullores që është 10 pikësh. Kjo fazë tranzitore në të cilën qytetarët serb do të jenë mjaftueshëm edhe të informuar e udhëzuar se sit ë kalohet konform rregullorës së re që mjet pagese të jetë euro. Askush se ndalon dinarin, por i vetmi mjet pagese zyrtar është euro”, ka shtuar ai.

Sipas Dugollit, vendimi është marr nga BQK-ja dhe është për tu vlerësuar që kjo qeveri nuk ka ndërhyrë ndaj këtij institucioni.

“Një vendim apo rregullore e një institucioni të pavarur siç është BQK-ja, e cila ka nxjerr një rregullore për zbatim duke u bazuar në ligj do të duhej që mosndërhyrja e qeverisë ndaj këtij institucioni të vlerësohej edhe nga miqtë tanë për shkak se tërë kohën na është thënë, në të gjitha deklarimet se institucionet e pavarura duhet të kryejnë detyrat e tyre dhe mos të mbivendoset qeveria”, ka thënë ai.

Ndryshe, rregullorja e BQK-së, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin, hyri në fuqi më 1 shkurt, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat