Haziri: Serbia tenton ta marrë Kosovën me mjete paqësore e jo me luftë

Aktuale

Haziri: Serbia tenton ta marrë Kosovën me mjete paqësore e jo me luftë

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 06:34
Lutfi Haziri

“Serbia e din se forma më mirë për t’u rikthyer në Kosovë është kur Kosova i prish raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën perëndimore”, kështu ka vlerësuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.

Më tej ai ka thënë se në Serbi po ndërtohet politika që në Kosovë të mos kthehen me luftë, por me mjete paqësore.

“Politika e ka ndërtuar qëndrimin Akademia e Shkencave dhe Kisha Ortodokse në Serbi e kanë dhënë bekimin se kthimi i Kosovës është me mjete paqësore dhe nuk ka më luftë. Nuk ka ndryshuar ky qëndrim në Serbi”.

“Serbia kërcënimin në siguri e bënë pas luftës në Ukrainë dhe kërcënimin e ka për konsum të brendshme politik, 47 qendrat ushtarake, qendra ruse në Nish, qerthet që i ka brenda në Kosovë dhe Mal të zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe në regjionin në kuadër të Botës Serbe i bon më shumë për efekte të brendshme”, ka thënë ai.

Sipas tij tani Serbia ka dalë nga këndi i vdekur politik pasi Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë mundësuar asaj ta njoh Kosovën vetën në mënyrë indirekte.

“Amerikanët, Serbisë i kanë dhënë mbështetjen për një njohje indirekte, amnisti me të madhe nuk ka. E gjithë kjo që po ndodhë në e Beograd është skenar i asaj që sillet si viktimë deklarohet si viktimë para popullit të vetë me lotë duke prezantuar presidenti i Serbisë rolin e tij si viktimë”, ka theksuar Haziri.

“Lufta e madhe po bahet që me pas një njohje nga Serbia, por nuk po pritet një gjë e tillë. Ne i kemi humbur dy herë mundësinë që Serbia ka qenë në këndin e vdekur me u detyruar me bo diçka në raport me Kosovën dhe këtë dy momente në situata të mëdha i ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mandatin e tij dhe këto mundësi si kanë pasur kryeministra e mëparshme janë humbë këto mundësi”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat