“Hashim Thaçi dhe skuadra e tij vrastare...”, Gazmend Halilaj ‘shpërthen’ me reagimin e tij, përmend edhe Xhavit Halitin

Aktuale

“Hashim Thaçi dhe skuadra e tij vrastare...”, Gazmend Halilaj ‘shpërthen’ me reagimin e tij, përmend edhe Xhavit Halitin

Nga: N. Sh. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 07:14
Gazmend Halilaj dhe krerët e UÇK-së

Avokati Gazmend Halilaj, ka folur pas dëshmisë së dëshmitarit të Gjykatës Speciale Hajrush Kurtaj, i cili tashmë edhe e ka të shkruar një libër për UÇK-në.

Mirëpo, atë që e ka shkruar në libër, e mohoi në Gjykatën Speciale, ku tha se ka bë zmadhime dhe zbukurime.

Për këtë avokati Halilaj thotë se duhet sekuestruar ky libër, por edhe libri i Hashim Thaçit, pasi përbëjnë “cenim të historisë së vërtetë”.

Tutje, Halilaj në reagimin e tij, thotë se, autorët e këtyre librave po tërhiqen, duke njoftuar popullin se kanë gënjye...

Avokati pohon se këta nuk ishin as në luftë, ndërsa në vijat e frontit nuk i ka pa askush.

“Ngoni miq, me besue në pafajësinë e Hashim Thaçit, dhe gjithë skuadrës së tij vrastare, numri i së cilës është shumë i gjatë, është si mi besue Xhavit Halitit me hetue Keqpërdorimin e Fondit Vendëlindja Thërret”, shkruan Halilaj.

Postimi i plotë:

Miq,

Librat si kjo dhe ajo për Hashim Thaçin, duhet të sekuestrohen nga ana e Prokurorisë, sepse përbejnë - Cenim të Historisë së vërtetë-.

Me para të popullit tënd, me rrejt popullin tënd, duke e shfrytëzue gjendjën e varfër të popullit që VETË e kanë sjellë, kjo përbën Krim në vete.

Së fundi, vetë autoret e këtyre librave të bastarduara, po tërhiqen nga to, duke njoftue popullin që paskan gënjye fund e kry për (20) vjet.

Shtrohet pyetja:

Këta Frikacakë e Vrasës, e montues të procedurave gjyqësore pas shpine, përmes Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, që kanë shit vetën për një pozitë, a ishin të njëjtit edhe në luftë????

Ju betohem, që kurrë askush në vija të fronitit s’i ka pa.

Pos, tu vjedh dhe tu ba plane si me nda Kosovën, pas çlirimit dhe si mi vra kundërshtarët politik.

Ngoni miq, me besue në pafajësinë e Hashim Thaçit, dhe gjithë skuadrës së tij vrastare, numri i së cilës është shumë i gjatë, është si mi besue Xhavit Halitit me hetue Keqpërdorimin e Fondit Vendëlindja Thërret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat