Gjoshi kritikon presidenten Osmani: Nuk i duhet asgjë ai titull shkencor

Aktuale

Gjoshi kritikon presidenten Osmani: Nuk i duhet asgjë ai titull shkencor

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 13:20
Betim Gjoshi

Betim Gjoshi, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për një dekadë, ka shprehur pakënaqësi në lidhje me deklaratën e fundit të presidentes Vjosa Osmani.

Në statusin e tij në Facebook, Gjoshi ka kritikuar ashpër presidenten Osmani, duke thënë se ajo ka “shkelmuar pavarësinë e një institucioni të pavarur kushtetues si KQZ” me deklaratën e saj.

Ai ka vënë në dyshim vlerën e titullit shkencor të presidentes, duke thënë se “nuk i duhet asgjë ai titull shkencor” dhe se “lirisht le ta hedhë në koshin e plehrave, sepse nuk e ka titull meritor”.

Gjoshi ka akuzuar presidenten Osmani për ndërhyrje direkte në punën e KQZ-së, duke i treguar publikisht se çka dhe si duhet të veprojë. Ai ka bërë thirrje për presidenten të mos i ikë përgjegjësisë dhe ta arsyetojë pagën, pozitën dhe përgjegjësinë që ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat