Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht

Aktuale

Çitaku: Ish-luftëtarët tanë në Hagë janë braktisur, institucionet të këndellen urgjentisht

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:19
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku është shprehur se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyej trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e PDK-së më tej ka thënë se institucionet e Kosovës, Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht.

“Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, është shprehur Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat