Stano: Ftesat për takim janë dërguar

Aktuale

Stano: Ftesat për takim janë dërguar

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian tha se i ka dërguar ftesat në Prishtinë dhe Beograd për takimin e radhës për të diskutuar çështjen e dinarit që, siç thotë, është shkaktuar nga një vendim i pafat dhe pa konsultime.

Një zëdhës i BE-së, Peter Stano, tha se me ftesat e dërguara janë vënë edhe objektivat si dhe është shprehur gatishmëria e BE-së për të ndihmuar palët që të gjejnë zgjidhje. I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak ka dërguar ftesat për një takim më 27 shkurt, por zëvendës kryeminitri Besnik Bislimi tha se ai nuk do të marr pjesë në takime ku disktuohet për çështjen e dinarit.

“Kemi dërguar ftesat për partnerët tanë për t’u marr me çështje të caktuara dhe e kemi spjeguar në thellësi këtë gjatë ditës së djeshme. Tani shpresojmë se të dyja palët do të mund të pajtohen me këtë dhe të zgjidhin çështjen që është shkaktuar nga një vendim i pafat dhe pa konsultime nga njëra palë që ka ndikuar tek pala tjetër. Ky është roli ynë si lehtësues. Ne nuk jemi komentues dhe të themi se cfarë po bëjmë, por po provojmë që të ndihmojmë partnerët që të gjejnë zgjidhje. Ne asnjëherë nuk spekulojmë rreth skenarëve “çka nëse”. Ne kemi dërguar ftesat, kemi vënë objektivat dhe kemi deklaruar përgatitjen tonë për të ndihmuar palët që të gjejnë zgjidhje”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat