Selmanaj: Çështja e dinarit sikur është balancuar me sulmin në Banjskë

Aktuale

Selmanaj: Çështja e dinarit sikur është balancuar me sulmin në Banjskë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 09:48
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e dinarit.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të jetë e kujdesshme me aleatët, të cilët kanë shprehur kritikat të mëdha ndaj Kosovës për çështjen në fjalë.

Ai ka thënë se çështja e dinarit është balancuar me sulmin që Serbia kë bërë në Banjskë në shtator të vitit të vitit të kaluar.

“Nuk guxojnë asnjë sjellje të Republikës së Kosovës sikur është një sjellje kundër serbëve të Kosovës, nuk guxon të kuptohet ashtu sepse kështu po perceptohet nga jashtë dhe më pas Kosova po del në një situatë defensive. Shiheni pas vendimit për dinarin çfarë ndodhi sikur sulmi në Banjskë u balancu dhe ky është problemi themelor. Kosova duhet të ketë qasje të kujdesshme në koordinim gjithmonë me aleatët tanë strategjik. Më pas Serbia vazhdon ta ketë qasjen e vetë destruktive ndaj shtetit të Kosovës, por për Kosovën, çështjet e brendshme të Kosovës, Kosova duhet të diskutoje në vazhdimësi vetëm me aleatët dhe ata që garantojnë. Të kanë garantuar lirinë, pavarësinë por që garantojnë ecjen tutje deri të konsolidimi i plotë i shtetësisë së vetë”, është shprehur Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat