Ish-ministrja e Jashtme: Ende nuk ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit, e Lista Serbe vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës

Aktuale

Ish-ministrja e Jashtme: Ende nuk ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit, e Lista Serbe vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 07:35
Banjska

Ngjarjet e shtatorit në Banjskë, vazhdojnë të jenë ende pikë e nxehtë në diskutimet lidhur me raportet Kosovë-Serbi.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklauar se edhe pas pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.

Marrë parasysh këtë, Haradinaj-Stublla shton se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.

“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo në “X”.

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Radoiçiqi është në listën e zezë të SHBA-së për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat