Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje mbahet me dyer të mbyllura për media

Aktuale

Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje mbahet me dyer të mbyllura për media

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në të cilën është duke raportuar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për media.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni pritet të ketë deklarata për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat