Çështja e dinarit në Bruksel, Hoti: Pasoja të një vendimmarrjeje shtetërore për interesa elektorale

Aktuale

Çështja e dinarit në Bruksel, Hoti: Pasoja të një vendimmarrjeje shtetërore për interesa elektorale

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 16:34
Avdullah Hoti

Pasi çështja e dinarit u bart në Bruksel për bisedime, ku pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Banka Qendrore e Kosovës, ish-kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka reaguar duke e zbërthyer logjikën e veprimit qeveritar, për çka vlerësoi “këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral”.

Hoti rikujton se mu për vendimin rreth dinarit – pa u konsultuar me askënd – u prodhua një seancë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku Kosova u kritikua mbarëbotërisht, e ku edhe aleatët kyçë të vendit patën qëndrim pasiv.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Para dy jave, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë.

Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar.

Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojnë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut.

Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral.

“Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat