U lirua nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës – Kuçi: Kryeparlamentarin e kemi mashtrues

Aktuale

U lirua nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës – Kuçi: Kryeparlamentarin e kemi mashtrues

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 17:10
Natyra Kuçi

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Ndaj këtij lajmi ka reaguar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Kuçi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “kryeparlamentarin e kemi mashtrues”.

Ajo ka kujtuar se si Konjufca me krenari kishte pranuar se kishte gjuajtur me gaz-lotsjellës derisa ka përmendur rastin se si Driton Çaushi ishte dënuar me 14 muaj burgim me kusht.

“Glauk Konjufca sot u shpall i pafajshem per hedhje te gazit lotesjelles ne Kuvend, perderisa Driton Çaushi denohet 14 muaj burgim me kusht. Glauku ne 2019 e ka pranu vepren me mburrje, ndersa para gjykate ka rrejte edhe vet edhe avokatja ne emer te tij. Kryeparlamentarin e kemi mashtrues”, shkroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat