Molliqaj: Besnik Bislimi është veç punëtor i thjeshtë

Aktuale

Molliqaj: Besnik Bislimi është veç punëtor i thjeshtë

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 20:56
Besnik Bislimi dhe Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj e ka quajtur “veç punëtor të thjeshtë”, zëvendësministrin e Kosovës Besnik Bislimin.

Molliqaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se dinari, targat, zgjedhjet dhe policia janë taktika.

“Dinari, targat, zgjedhjet, policia janë momente dhe taktika. Ato i kanë bërë dëm të madh procesit. Asociacioni tash është larg më i dëmshëm. Jo vetëm kaq, po bëhet gjithnjë e më i pa evitueshëm”.

Tutje, Molliqaj ka shkruar se Bislimi nuk do të japë dorëheqje, pasi mësim e ka Albin Kurtin, dhe karshi tij ai është vetëm një punëtor i thjeshtë.

“Për dinarin s’flasim se është vendim sovran. Jo, për dinarin flasim. Për dinarin flasim, por Bisla s’flet. Sovraniteti dhe Bisla janë rrena e njëjtë që ka me u përgënjeshtru me Asociacionin. Bisla s’do të japë dorëheqje. Mësim e ka Albinin, karshi tij është veç punëtor i thjeshtë”, ka shkruar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat