“Kjo është racizëm, s’flitet kështu”- deputetja Reshitaj merr kritika nga Ymeri

Aktuale

“Kjo është racizëm, s’flitet kështu”- deputetja Reshitaj merr kritika nga Ymeri

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:53
Albena Reshitaj, Neri Ferizi dhe Visar Ymeri

Fertiliteti i asistuar apo metoda IVF, ka ngjallur debat mes panelistëve në “Debat Plus”.

Deputetja Albena Reshitaj tha se materiali gjenetik për fertilitet të asistuar po merret dhe mund të merret nga Serbia, Turqia e shtete të tjera, e që, sipas saj, është tejet problematike.

“I thashë ku e marrin materialin gjenetik, më tha prej Serbisë, Ukrainës, Turqisë, Qipros. Paramendoni nëse e bëjmë një ADN të atyre fëmijëve, çka mundet me na dalë”, tha ajo.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Visar Ymeri, duke thënë se kjo është qasje raciste.

“Kjo është racizëm.. Nuk flitet kështu, nuk bën me fol kështu…”, tha ai.

“Nëse thoni që brenda vendit me marrë materialin gjenetik, del incest, jashtë po thoni jo s’duhet, ku ta marrim materialin gjenetik?”, vijoi Ymeri.

Ndaj deputetes Reshitaj reagoi edhe aktivistja e shoqërisë civile, Neri Ferizi, e cila po ashtu tha se qasja e saj është raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat