Gashi: Kurtit duhet me i çu lule te përmendorja, ka kaluar koha e tij

Aktuale

Gashi: Kurtit duhet me i çu lule te përmendorja, ka kaluar koha e tij

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:11
Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka ironizuar lidhur me ndërtimin e përmendorës për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që u bë para disa ditësh në Podujevë.

Gashi tha se aty “duhet të dërgohen lule”. Sipas tij, kjo është një shenjë që koha e Kurtit ka mbaruar.

Shefi i deputetëve të LDK-së tha se partia që ai përfaqëson ka qenë “kujdestare e raporteve me partnerët ndërkombëtar, veçmas me ShBA-në”, tha Gashi.

“E kemi pasur një situatë të rëndë në vitin 2020 dhe 2021, në kohën e administratës së presidentit Trump, ku patëm një raport të përkeqësuar të qeverisë me kryeministër Albin Kurti, ku ishte i paparashikueshëm rezultati i asaj, ne morëm veprime për të ruajtur interesin e shtetit dhe tërësinë territoriale”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat