“Vuçiq po bëhet gati për luftë”, Krasniqi befason me deklaratën - përmend një plan për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”

Aktuale

“Vuçiq po bëhet gati për luftë”, Krasniqi befason me deklaratën - përmend një plan për “rikthimin e Serbisë në Kosovë”

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 13:21
Profesori Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi ka komentuar veprimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës.

Sipas tij, Vucciq po bëhet gati për luftë, derisa BE po i beson fjalëve të tij dhe nuk po i sheh veprimet që po i bëm.

Ndër të tjera, profesori hodhi dyshime se BE edhe mund të jetë bërë “pishman mbi pavarësinë” e Kosovës.

“Nëse nuk është fjala për një dioptri daltoniste, atëherë mund të jetë fjala për një plan okult për ta rikthyer Serbinë në Kosovë. Janë ba pishman mbi pavarësinë e saj. Zbatimi i planit po fillon me dinarin”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vuçiqi tërë kohën po bëhet gati për luftë, ndërsa tërë kohën flet për paqe. Bashkimi Evropian po u beson fjalëve të tij, nuk po don t’i shohë veprimet e tij. Madje as sulmin terrorist në Banjskë sikur nuk e ka   parë. Nëse nuk është fjala për një dioptri daltoniste, atëherë mund të jetë fjala për një plan okult për ta rikthyer Serbinë në Kosovë. Janë ba pishman mbi pavarësinë e saj. Zbatimi i planit po fillon me dinarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat