Kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it, eksperti i sigurisë jep detaje për të dyshuarit

Aktuale

Kërcënuan pjesëtarët e KFOR-it, eksperti i sigurisë jep detaje për të dyshuarit

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar nga dy persona në Lubiçevë të Prizrenit, të hënën. Ndaj këtij rasti ka reaguar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi. Ai ka treguar një variant tjetër të rastit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai është shprehur se “kërcënimi i pjesëtarëve të KFOR-it, tërheq seriozisht vëmendjen e qytetarëve”.

Sipas tij, kërcënuesit nuk e kanë zbatuar ligjin duke e mos dorëzuar armën.

“Rasti i kërcënuesve të pjesëtarëve të KFOR-it më shumë mund të konsiderohet mos zbatim i udhrit zyrtarë, se sa kërcënim i karabinerëve Italianë”, shkroi ai.

Ai thotë se ka qenë Ahmet Krasniqi, ai i cili i ka ofenduar pjesëtarët e KFOR-it.

“Gjatë qëndrimit të këtyre të fundit në fshatin Lubiçevë, kishin hasur të dyshuarin Ahmet Krasniqi me një armë gjuetie i cili dyshohet se kishte dështuar të dëshmoj se ka leje për armën. Së bashku me Ahmet Krasniqi ka qenë edhe Izet Haliljaj. Vlen të përmendet se Ahmet Krasniqi ka ofenduar pjesëtarët e KFOR-it si dhe përkthyesen e tyre”.

“Sipas informacione nga burime mirë të informuar dyshohet se Ahmet Krasniqi dhe Izet Halilaj kanë debatuar me pjesëtarët e KFOR-it në lidhje me të drejtën e tyre përr konfiskimin e armës. Pjesëtarët e KFOR-it Italian njësia e Karabirnjerëve kanë vepruar sipas mandatit të tyre dhe në bashkpunim me policinë e Kosovës për të i privuar nga lëvizja e lirë“, u shpreh ai.

Të njëjtit në cilësinë e të dyshuarve janë vendosur në mbajtje me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës së paraprake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat