Bislimi thotë se Qeveria mirëpret iniciativa që çojnë Kosovën drejt BE-së

Aktuale

Bislimi thotë se Qeveria mirëpret iniciativa që çojnë Kosovën drejt BE-së

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:20
Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Siç njofton kumtesa për media, në takim u diskutua mbi format e fuqizimit të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët mbi projekte me interes të dyanshëm, të cilat adresojnë dhe qëllimet e synimet e Qeverisë, si në rastin e fushës së energjisë dhe infrastrukturës.

“U theksua dhe puna e bërë nga Qeveria në hartimin e planeve e strategjive, të cilat prekin fushat prioritare për vendin”, thuhet në njoftim.

“Bashkëpunimi mes nesh vijon të jetë i rëndësishëm. Qeveria mirëpret iniciativa, projekte e mundësi, të cilat janë në linjë me objektivat tona dhe fuqizojnë kapacitetet e strukturat tona edhe në rrugën drejt integrimit dhe Bashkimit Evropian”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat