Abrashi: Qeveria në tri vitet e fundit i ka zënë në befasi aleatët ndërkombëtarë

Aktuale

Abrashi: Qeveria në tri vitet e fundit i ka zënë në befasi aleatët ndërkombëtarë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 00:01
Emir Abrashi

Analisti i politikave, Emir Abrashi ka kritikuar qasjen e qeverisë karshi aleatëve ndërkombëtarë, duke deklaruar se përgjatë mandatit të fundit tre vjeçar qeveria me vendimet e saj i ka zënë në befasi aleatët ndërkombëtarë.

Abrashi madje tha se për shkak të mos konsultimit të qeverisë me aleatët, çështja e dinarit ka arritur të diskutohet edhe në Këshillin e Sigurimit, gjë të cilën ai e konsideroi si problematike.

“Dialogu ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve  mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt unë nuk e shoh aq problematike që çështja e dinarit të diskutohet në Bruksel, sa e shoh problematike që kjo çështje diskutohet në Këshillin e Sigurimit siç ndodhi para dy javëve.

Dhe kjo erdhi për shkak se qeveria e Kosovës institucionet e Kosovës nuk kanë ditur të komunikojnë në mënyrë efektive me aleatët e vendit. Qeveria e Kosovës, institucionet e Kosovës në vazhdimësi në tre vitet e fundit i kanë zënë në befasi aleatët pa i konsultuar ata. E për rrjedhojë ne kemi arritur deri në atë pikë që në Këshillin e Sigurimit të diskutohet çështja e dinarit”, deklaroi Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat