Vuçiq nga Tirana: Ukraina mike e Serbisë, nuk e njohu Kosovën

Aktuale

Vuçiq nga Tirana: Ukraina mike e Serbisë, nuk e njohu Kosovën

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:32
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se Ukraina është mike e Serbisë dhe se më e rëndësishmja siç tha ai është se nuk e ka njohur të pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë për gazetarët në Tiranë, ku po mbahet SamitiUkrainë-Evropa Juglindore, Vuçiq tha se Serbia u përmbahet deklaratave parlamentare dhe qëndrimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe se Ukraina nuk e ka të lehtë.

“Mos harroni pse është e rëndësishme, përveç faktit që këta janë miqtë tanë sllavë, duhet të keni parasysh që Ukraina nuk e ka njohur askund Kosovën”.

Pjesë e këtij saimiti ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat