Bislimi refuzoi takimin në Bruksel për dinarin, emisari gjerman: Kjo s’të bën të dukesh më shumë sovran

Aktuale

Bislimi refuzoi takimin në Bruksel për dinarin, emisari gjerman: Kjo s’të bën të dukesh më shumë sovran

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:32
Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur të mekurën edhe për refuzimin e përfaqësuesve politikë të Qeverisë së Kosovës, konkretisht shefit të ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, për të shkuar në Bruksel dhe për të folur për temën e dinarit.

Sarrazin ka thënë se nuk të bën më shumë sovran fakti që s’je i gatshëm të flasësh për masat që janë vendosur në shtetin tënd.

Emisari gjerman ka thënë se natyrisht që përfaqësuesit e institucioneve kosovare mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre, por thekson se kur mohon që të bisedosh dhe të gjendet një zgjidhje nuk dukesh më sovran.

 “Unë nuk mendoj se politikanët duken më sovranë kur s’janë të gatshëm të flasin për masat që vendosen në Republikën e tyre. Ata natyrisht mund të bëjnë të qartë rolin e institucioneve dhe qëndrimin e tyre, por kur i mohoni që të bëhen biseda dhe mohoni që të gjeni zgjidhje, nuk dukeni më shumë sovran dhe sovraniteti është qëllimi i Kosovës që unë e mbështes”, ka thënë Sarrazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat