Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që...

Aktuale

Matoshi i ndërhyn në fjalim, “shpërthen” Selmanaj: Oj zojë, jam i bindur që...

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 14:56
Driton Selmanaj dhe Adriana Matoshi

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së, është nervozuar me ndërhyrjet e shpeshta dhe të vazhdueshme të Adriana Matoshit, deputete e VV-së, gjatë fjalës së tij.

Në lidhje me këto ndërhyrje të Matoshit, ka reaguar edhe Glauk Konjufca, kryekuvendar.

Pas ndërhyrjeve të vazhdueshme, Selmanaj ka reaguar ashpër, duke i thënë Matoshit se “jam i bindur që ti s’e di ku je”

“Po të lutem më, të lutem, a ta liroj vendin, fol, po s’jemi këtu “Profesor se jo mahi”, oj zojë. Eja, fol, mos, mos. D.m.th. unë këtë histeri s’po e kuptoj, mfal, zojë. Nëse je e vetëdijshme ku je, çfarë mandati ke, unë jam i bindur që ti nuk e di ku je.

Je në parlament, në parlament, në parlament” – i tha Selmanaj, deputetes së VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat