“S’po di çka ke fol” – Konjufca tallet keq me këtë fjalim të deputetit të LVV-së

Aktuale

“S’po di çka ke fol” – Konjufca tallet keq me këtë fjalim të deputetit të LVV-së

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 17:10
Glauk Konjufca

E gjithë salla e Kuvendit të Kosovës shpërtheu në të qeshura pas komentit të kryetarit Glauk Konjufca për fjalimin e deputetit Adnan Rrustemi.

Konjufca, shkaktoi të qeshura pasi tha se nuk është e kuptoi një fjalim të gjatë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e duartrokitën të gjithë deputetët. Shumica prej tyre ironikisht.

“Unë s’po di çka ke fol veç krejt kanë rreh shuplaka. Ja mirë, domethënë opozita po e përshëndet”, tha Konjufca.

Fjalimi i deputetit Rrustemi përmbante lëvdata për punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia.

Më pas, fjalën e mori shefi i Grupit të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Mas këtij fjalim të zjarrtë të Adnanit nuk di çka me thanë”, deklaroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat