Rashiq kritikon BQK-në: S’kam parë ndonjë veprim konkret, Kurti tha duhet tranzicion për ndalimin e dinarit

Aktuale

Rashiq kritikon BQK-në: S’kam parë ndonjë veprim konkret, Kurti tha duhet tranzicion për ndalimin e dinarit

Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:59
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq është ministri i vetëm serb në Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Që nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës, Rashiq ka synuar të luajë një rol konstruktiv. Rashiq ka folur gjerë e gjatë për shumë tema, përfshirë ndalimin e dinarit nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës.

Ministri Rashiq ka treguar se për ndalimin e dinarit serb mori vesh sa ishte në Uashington. Tutje, Rashiq theksoi se për ndalimin e dinarit serb nuk është folur në asnjë takim, ku ai ishte prezent.

“Fatkeqësisht unë kam dëgjuar në Uashington për rregulloren e re të BQK-së, kur kam shkuar në lutjet e mëngjesit dhe kur e pashë, të them të vërtetën, asnjë moment Qeveria nuk ka diskutuar, nuk kanë vendosur, nuk kanë lexuar, kur unë kam qenë prezent, s’kam dëgjuar nga cilido nga kolegët. Nganjëherë kam menduar a është e mundshme që nuk kam vërejtur që ka ndodhë në ndonjërin prej takimeve, por nuk ka ndodhur dhe e kam vëretetuar pastaj.” – tha Rashiq.

Madje, Rashiqi theksoi se për ndalimin e dinarit lexoi së pari në lajme, duke shtuar se pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi takim të menjëhershëm me kryeministrin Kurti.

“Këto janë tema me rëndësi dhe kur e pashë në Uashington, menjëherë kur erdha, e pashë në lajme. Kur erdha të shtunën në mbrëmje, e takova menjëherë të hënën takim me kryeministrin. U takuam me guvernatorin e BQK-së të marten në mëngjes, pasditen me kryeministrin në të njëjtën ditë kur kishte kohë. Unë e kuptoj nga guvernatori nga aspekti teknik dhe nga aspekti teknik, unë së pari e lexova dokumentin sepse më duhet ta di çka është. Nga aspekti teknik, unë nuk kam vërejtje, por ajo metoda, sensibilizimi, informacioni se si kanë dalë në zbatim, pa kurrfarë fushate sensiblizuese sa i përket informacionit për qytetarët, që kanë pasur nevojë të kenë, nuk ka ndodhur. Unë insistova së pari te guvernatori, pastaj te kryeministri që më të vërtetë është një kohë jo tepër e shkurtër, por qe unë kur nuk kam ditur një gjë të tillë, paramendo qytetarët që nuk kanë pasur ide çka po ndodhë.” – ka shtuar Rashiq.

Ministri serb vlerësoi se sikur të ishte informuar më kohë, ai do të punonte për të amortizuar reagimet.

“Po të kisha pasur unë informacione në shtator, bile kisha përdorë ato tre muaj për me shku të informoj, të përgatis, të këtë një formë të amortizimit të problemeve...Pastaj guvernatori tregoi se nuk është problem te dinari “cash”, dinarit në xhep, por problem është të paguash me to. Nuk është problem i përfituesve, sipas meje është problem i biznesit. Kjo nuk është trajtim adekuat sipas meje” – vazhdoi ai, duke treguar se kishte kërkuar “një periudhë tranzicioni”.

“Kryeministri bëri një deklaratë, ku në një formë konfirmoi se me të vërtetë duhet një periudhë tranzicioni. Pavarësisht asaj, nuk kam parë ndonjë veprim konkret, praktik nga ana e BQK-së, që ka vepruar në harmoni me ato thënie” – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat