Abazi: Kurti nuk do të merr guxim të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale

Abazi: Kurti nuk do të merr guxim të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Më: 2 mars 2024 Në ora: 08:34
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi, thotë se vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme, por që sipas tij, kjo nuk do të ndodhë.

Ai këtë e arsyeton me faktin se kryeministri Kurti nuk ka guximin të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në situatën aktuale.

Deputeti i pavarur ka thënë se Kurti është i pasigurt në nivelin e përkrahjes.

“Do duhej patjetër që votuesi i Kosovës seriozisht të krahasoj qoftë edhe legjislaturën e parë të Kuvendit me këtë aktual. Unë mendoj që vendi do të duhej të shkojë në zgjedhje por nuk do të shkojë, sepse Kuri është krejtësisht i pasigurt për të ardhmen e tij në politik në nivelin e përkrahjes”, ka thënë Abazi në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Ai ka thënë se Kurti me raportet aktuale me ndërkombëtarët dhe qeverisjen që ka bërë, në zgjedhje të parakohshme do të shkonte i dështuar.

“Nuk e besoj që Kurti do të merr guxim të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, në kohën kur raportet i ka plotësisht të lënduar me bashkësinë ndërkombëtare, në sferën ekonomike pas tri viteve nuk mund të flisni për asnjë projekt madhor…për edukim dhe arsim na tregoi PISA. Do të shkonte në zgjedhje të parakohshme si i dështuar”, është shprehur ai.

Zgjedhje të parakohshme po kërkojnë edhe paritë opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat